Sipas MeteoAlb, vijon depërtimi i mëtejshëm i masave afrikane duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites.
Por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Juglindore të vendit.
- Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 12°C ndërsa maksimalja pritet në zonat jugore dhe qëndrore deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.