Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit.
- Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje shiu në veri dhe pjesërisht në qendër, ku në zona të izoluara do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore.
- Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore edhe në zonat juglindore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celcius në orët e mëngjesit dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.