Sipas MeteoAlb, si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë do të kushtëzojë në territorin Shqiptar, mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat e dendura do të jenë dominante, më të theksuara në zonat Verilindore dhe Juglindore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu. Herë pas-here do të ketë intervale me kthjellime.
- Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat duke rrezikuar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në shtrirjen Lindje – Juglindje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 15°C minimalja deri në 35°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.