Moti në vendin tonë, do jetë relativisht i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite, kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor, por nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 18°C.
- Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale, mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.