Moti, 11 Korrik 2024. Temperaturat deri në 42 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit tashmë ka mbuluar vendin tonë, dje termometri regjistroi vlerën 43 gradë në qytetin e Elbasanit dhe Beratit.

Sot do të ketë temperatura të larta, të cilat në mesditë pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius në zonat e ulëta. Temperaturat 42 gradë do të arrijnë në Elbasan dhe Berat.

Në ditët në vijim kjo valë e të nxehtit pritet të jetë prezente mbi vendin tonë.

Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës së ardhshme, ku të hënën dhe të martën pritet që temperaturat të arrijnë deri në 44 gradë Celsius.

Author: jehona