“Minorja” e madhe e poezise…

Armanda VESELI

Lindi në Lezhë më, 21.09. 2003. Banon në Milot të Kurbinit. Është studente në Gazetari-Komunikim, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe ka pasion aktrimin, modelingun, fotografinë dhe moderacionin, si dhe premton në krijimtarinë letrare, duke marrë edhe çmimes lerare si:

  • Çmim inkurajues në konkursin letraro-artistik për të rinj Prill ‘2019, në Lezhë. Çmim të parë në konkursin rajonal të Qarkut Lezhë ‘2020, me esenë: “Njeriu i dritës së udhëve të mija. Në edicionin e IX-të, të çmimit letrar “Dr Ibrahim Rugova”, organizuar në Istog, Shtator 2023, nga Klubi Letrar “Podguri”, ndër 70 krijuesit konkurues, kualifikohet ndër fitueset për tre çmimet e këtij aktiviteti.

Relaks i një dite…

E bukur kjo ditë për mua
E tillë besoj edhe për ty
Sa shpejt ajo u mbarua
U desh të ndahemi ne të dy
U ndamë veçse fizikisht
Se të bashkuar do të jemi
Të lidhur fort ndjesisht
N’këtë dashuri që kemi
Kënaqësi të mëdha mora
Në këtë ditë që me ty jam
Me ty i dashur u relaksova
Në mendje veç ty të kam

Nostalgji

Më kujtohet ai moment si tani
Kur u pamë drejt e sy më sy
Diçka midis nesh lindi aty për aty
Teksa skicuam dashurinë ne të dy…
Ecëm së bashku e dalë-ngadalë
Derisa agoi dhe puthja e parë
Të etur për njëri-tjetrin u përqafuam
Dashurinë bashkë e nënshkruam…
Kështu do të ecim gjithmonë,
Dashuruar me njëri-tjetrin marrëzisht,
Ndjenjat tona bashkë do të frymojnë,
Se duhemi me zemra ndjesisht…
Sa i keq është alkoli
Që nga plaku deri tek fëmija
Gratë e burrat dhe rinia,
Nëpër lokale të ba krejt tape,
S’pyesin për dimër, as për vapë !
Kanë harruar çfarë është njerëzia,
E kanë mendjen veç tek gota,
Harrojnë me shku edhe tek shtëpia,
Përditë vetës veç tu i hap gropa !
Shumë i keq është pra alkoli,
Nuk ban fare për me e pi,
Të shkatërron trupin edhe mendjen,
E të delendis krejt si njeri

Author: jehona