Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko dhe përfaqësues të Misionit të FMN po zhvillojnë një konferencë për mediat këtë të hënë.
Gjatë fjalës së saj ministrja Ibrahimaj tha se inflacioni i lartë ka ardhur si pasojë e Luftës në Ukrainë.
Sipas Ibrahimajt rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2022, ishte në nivelin 4.2%. Ajo shtoi se rritja ekonomike në vitin 2022, parashikohet të jetë në nivelin 3.7% nga 3.2% që ishte parashikuar.
“Sa i përket zhvillimeve të fundit ekonomike, goditja globale nga kahu i ofertës për furnizimit me energji dhe mallrat e tjerë bazë, shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ka pasur dhe do të ketë një ndikim negativ. Megjithatë, deri tani ekonomia e ka përballuar relativisht mirë këtë goditje.
Rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2022, ishte relativisht e fortë, në nivelin 4.2%, e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe kërkesa e huaj neto. Papunësia, gjatë gjysmës së parë të vitit u ul në 11.3%, ndërsa punësimi u rrit me 4.3% në krahasim me një vit më parë. Parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3.7%, nga 3.2% që ishte parashikuar më shumë’, tha ministrja