Një ushtri policore brenda sistemit mafioz. Janë deri më tani, nga materialet e konsultuara, rreth 350 oficerë policie të rangjeve të ndryshme, janë të dyshuar për përfshirjet në grupet e bandat kriminale.
Vrasës, trafikantë, biznesmenë, politikanë, bashkiakë, korrupsion, shpërdorim detyre, policë, gjyqtarë, prokurorë, pastrues parash. Duket se “Metamorfoza” operacioni antmiafia ardhur nga Belgjika, është një botë tjetër me krime e korrupsion, që do ndryshojë vërtet shumë e shumë sende e vende dhe po zbret nga me nxitimi edhe në Tiranë.
- Rreth 16 mijë abonentë në aplikacionin Sky ECC dhe një përqindje e madhe dyshifrore, mbi 10 përqind, është në gjuhën shqipe. Janë së paku 1600 përdorues shqipfolës nën sitën e deshifrimit të komunikimeve. Mesazhet e pafundme tashmë janë duke u transkriptuar dhe hedhur në dosjen e hetuesve, për të ndarë sektorin shqip e përcjellë dosjet përkatëse Prokurorisë së Posaçme. Ka mbërritur deri më tani një pjesë e pakët e materialit voluminoz në pritje të vijë gjatë ditëve të gushtit dhe shtatorit.
Duket se Brukseli ka mbledhur agjentë nga e gjithë bota duke punuar me këtë investigim prej afro dy vitesh. Sigurisht pjesë e këtij grupi janë edhe agjentët shqiptarë të cilët merren me lagjen tonë kriminale. Ndonëse numri i tyre është i pakët, pasi gjashtë vendet e kërkuara nuk u mundësuan dhe në këtë periudhë janë dy të tilla. Grupet e krimit të organizuar dhe sipërmarrësit e lidhur me to, kanë në bisedat e tyre në referencë edhe kryeministrin e vendit Edi Rama, por ende nuk janë dekriptuar biseda direkte mes tij dhe të akuzuarve të prokurorisë. Biznesmeni arrestuar Pëllumb Gjoka, akuzuar për vrasje e pjesë trafiqesh, është një ndër të dyshuarit edhe për lidhje me kreun e qeverisë shqiptare.
- Pas bashkëpunimit e parteritetit me belgët, francezët, holandezët, u arrestua biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, ish shefi operacionalesh Oltion Bistri dhe prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe ish oficerë të tjerë drejtues policie, të akuzuar se kanë vënë duar në dosje kriminelësh për të lehtësuar dhe asgjësuar rrethanat që bënin ata fajtorë dhe duke informuar vrasësit për shejnestrat e tyre të bëra më pas viktima.
Vrasje me klering, prona e investime të parave të dyshuara për origjininë e paligjshme, kanë sjellë në SPAK një kapitull me shumë individë të përfshirë, të cilët janë njëherësh edhe ekipe elektorale të zgjedhjeve të 14 majit. Vëllezërit Bajri në Shkodër, janë emra në kërkim pjesë e kësaj dosje dhe në lidhje me të arrestuarit apo të tjerë persona me emrat nëpër fashikujt e investiguar.
- Marrëveshjet për porosi vrasjesh me pagesë, duke e bërë këtë me klering, janë gjithashtu episode të nxjerrë nga përgjimet e zbardhura deri më tani. Pëllumb Gjoka, ishte pika shpërthyese e hetimeve të deritanishme, pasi ai kohë më parë ka marrë nga qeveria statusin e investitorit strategjik dhe Kryeministri Rama mund të kërkojë të dijë se si u verifikua pastërtia e sipërmarrësit duke kaluar filtrat e institucioneve.
Njëherësh emrat e dosjes janë edhe një investim zgjedhor në garën vendore të 14 majit 2023, duke sjellë një provë më shumë për sa ka ndodhur në procesin e votimeve.
- Hetimet janë në verifikme edhe për muajin e fushatës në Shkodrës nëse takimet e kryebashkiakut fitues Benet Beci janë me aktorët e dosjes dhe premtimet e shkëmbyera mund të kenë qenë kriminalzimi i një mandati. Hetime flasin se ky aktivitet i madh kriminal në Shqipëri është shtrirë jo thjesht në nivel lokal por edhe atë kombëtar.
Investimet në ndertim, qytete, kryeqytet dhe zona turistike, në pronat e paluajtshme dhe skema të tjera pastrami,janë shenjestër e hetimit, për të ndjekur rrugën e parasë në përpjekjet e mbulimit e formalizmit të saj. Bashkëpunimi me paretnerët, kryesisht belgë, njeh dhe raste të mëparshme, ku kujtesa në çon te dosja e “Toyota Yaris”, transportit të milionave të trafiqeve.
-
Kjo ndodhi kur në Shqipëri denoncimi u bë në adresë të Taulant Ballës Parlament të Lulzim Bashës e më pas u sekustruan 3.4 milionë euro. E megjithatë “Metamorfoza” belge, holandeze, freanceze është duke zbardhur 16 mijë abonentë të aplikacionit Sky, ku 1600 prej tyre ishin shqipfolësit e botës së krimit.