“Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore, nëse është e nevojshme, në bazë të doktrinës bërthamore”, citon nga Tass, nënkryetari i Këshillit rus të Sigurisë dhe ish-presidenti i Federatës, Dmitry Medvedev.
“Rusia – shtoi ai – do të bëjë gjithçka që është e mundur të parandalojë fqinjët armiqësorë, si Ukraina, të blejnë armë bërthamore.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase denoncojnë sulmet e reja ruse gjatë 24 orëve të fundit. “Një sulm rus u zhvillua këtë mbrëmje në Kryvyi Rih (Ukraina jugore), ku rusët goditën aeroportin me një raketë Kh-59.