“Malësorja e mamit”, vajza e Emina Cunmulaj mëson miqtë e saj amerikanë si të kërcejnë vallet shqiptare

238

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ka treguar gjithmonë lidhjen e saj të fortë me vendlindjen dhe traditat shqiptare, edhe pse ka vite që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është shprehur krenare për origjinën e saj dhe nuk ka nguruar kurrë të promovojë vlerat dhe kulturën shqiptare, e madje edhe të kontribojë në sipërmarrje bamirësie.

Tashmë nënë e dy vajzave, Emina po bën çmos që t’u mësojë fëmijëve të saj gjuhën shqipe dhe traditat me të cilat ajo vetë është rritur. Vetë modelja ka postuar një video të vajzës së saj më të madhe, të veshur me kostum tradicionl të veriut.

“Malësorja e mamit. Duke u mësuar miqve të saj në shkollë vallet popullore shqiptare” – ka shkruar Emina.