Makina e kosovarit merr flakë në Llogara, shpëton shoferi

Sipas korrespondentit tonë nga Vlora, rraportohet se  sot në pasdite  ka marrë flake një automjet në Llogara. Makina me drejtues K.D., banues në Prishtinë, u përfshi nga flakët si pasojë e një defekti teknik.

Sipas policisë ka vetëm dëme materiale ndërsa shoferi ka mundur të shpëtojë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Author: jehona