LUGINA E GUHAKUT DHE TË VËRTETAT E SAJ !

Nga Belul Kryemadhi

Qyteti i Çorovodës përveç bukurive të kanioneve, i cili fillon në Çorovodë, e mbaron te ura e Lapanit, ka edhe historinë tjetër të luginës të Guhakut, dhe të Pirogoshit, ku banorët e Çorovodës nuk shkruajnë, ose shkruajnë shumë pak për këtë luginë, e cila fillon fill në lagjen “Hasan Seitaj”, e mbaron tek tunelet e Pirogoshit.

Kur nisesh për të udhëtuarë në drejtim të Tomorricës, pa tjetër sytë të ngelen në burimin me ujë të pastër, e të freskët që buron nga vargmali i  Ramies, i cili ka një burim të fuqishëm, e të pa shtershëm, ku me atë burim furnizohet qyteti me ujë të pijshën 24 orë pa ndërprerje, gjithashtu me ujin e tij punon edhe çentrali që prodhon energji elektrike pothuaj në zemër të qytetit.

Pak më lart është një burim tjetër në afërsi të urës së Kasabashit, i cili burimi i tij është me sezone, gjatë dimrit ai buron furishëm, e derdhet në lumë pa u shfrytëzuara fare, kurse gjatë stinës të verës thahet. Edhe ky buron nga mali i Ramijes, gjeologët kanë bërë studime, por nuk e kanë saktësuar arsyen, se nga e ka origjinën ky burim, si dhe arsyjen pse buron me ndërprerje.

Pak më lart është ura e Kasabashit e ndërtuarë nga artitekti Kasëm, urë e cila e ka origjinën e ndërtimit të saj, prej viteve 1600, është e rrallë që një urë e ndërtuar me mjeshtëri me gurë, të cilës ju bë ristruktururim në vitin 2020.

Rreth viteve 1960 repartet e ushtrisë xheniere filluanë ndërtimin e rrugës Çorovodë – Dëvri, e cila në fillim u hap në pyllin me mare në veri të kësaj lugine, rruga kishte mbi 10 kthesa të shkurtëra, deri sa ngjitej lart në kodër, më pas dilte në fshatin Radësh, e më pas në Dëvri.

Por për shkak të terenit shumë të thyerë, e rrëshkitës, më pas u  ndryshua, dhe u piketua rruga  nga Pirogoshi, e cila është ekzistuese edhe sot.

Pas viteve1970, Qeveria e asaj kohe përsëri me anën e reparteve speciale filloi punimet për hapjen e tuneleve pak më lart të urës së Kasabashit, punimet vazhduan disa vjet deri në përfundim.  Vëndi ishte zgjedhur strategjik, më pas shteti në ata tunele për qëllime ushtarake, por jo vetëm. Këto tunele e ruajtën funksionin deri në vitin 1990.

E pra kjo është shkurt historia e luginës të Guhakut në Çorovodë, ku i gjithë populli i Çorovodës, shumë a pak e dinë këtë histori, por brezat që do të vijnë pas nesh, është pak e vështirë për të ditur hollësira të tilla, prandaj unë po e shkruaj, duke e ripërsëritur atë !

Edhe ky kanion, nga tunelet në fjalë, edhe deri në fshatin Vlushë është paksa i çuditshëm, por e bukura e tij është se është i pa shkelur, për arsye të ngushticës shumë të vogël, të tij, si dhe nga pasiguria e rrëzimit të herë pas herëshme të gurëve shkëmborë nga lartësitë të cilat i kalojnë mbi 100 metra, sidomos në anën jugore në afërsi të fshatit Vëseshtë.

.

Author: jehona