“Llumi” i kafesë neutralizues perfekt në frigoriferin që ka marrë erë

Ndodh periodikisht të hapni derën e frigoriferit dhe të nuhasni një erë të pakëndshme. Kjo është një pasojë krejtësisht normale për një pajisje që përmban kaq shumë shumëllojshmëri ushqimesh. Ndodh që ushqimet tona të prishen , ose thjesht erërat e forta të disa përbërësve si qepa mund të ndikojnë në të gjithë ajrin brenda frigoriferit.

Nëse hasni në këtë problem, gjëja e parë që duhet të bëni është të kërkoni origjinën e erës së keqe. Sapo të keni gjetur shkakun, merrni masa për të eliminuar këtë ushqim të prishur. Gjithashtu vazhdoni me një pastrim të thellë (i cili duhet të kryhet periodikisht edhe për arsye higjienike) dhe më pas ndiqni këshillat tona të vogla.

  • Këshillat që ju japim funksionojnë 100% dhe janë shumë të lehta për t’u ndjekur, por edhe ekologjike. Në vend që të hidhni atë që ka mbetur nga kafeja juaj vendoseni në një pecetë dhe vendoseni në çdo raft të frigoriferit tuaj.  Llumrat e kafesë janë në gjendje të thithin dhe neutralizojnë erërat e këqija që dalin nga disa ushqime. Ndonjëherë nuk bëhet fjalë vetëm për ushqim të prishur për t’u hedhur, por për ushqime me një erë jo tamam të këndshme. Në vend që të duroni këtë situatë të pakëndshme që mund të shkaktojë erë të keqe në të gjithë ambientin, përdorni llum kafeje.

 

 

Author: jehona