Lindur dhe rritur në fshatin Rreth Tapi të Kucov në vitin 1972. Jeton në Athinë prej 26 viteve së bashku me familjen. “Poezia lindi me mua- thotë poetja. – ajo ishte gjuha e shpirtit tim që ma lehtësoi emigracionin, duke më dhënë mundësinë që përvojat e mija ti kthej në arritje. Njeriu që ka parë anën më të errët të jetës, bëhet dhe më i ndjeshëm. Kështu më lindi idea të botoj libra me poezi ku të marrë nisma për të ndihmuar njerëzit në nevoj.” Ka botuar kato vëllime: Kuçova Unicef, Rilinda për të jetuar, Melodi Shpirti, Udhëtim në stuhi
Të kollarisurit
Pyeta lindjen që në mëngjes,
Përse të gjithë luten tek ty !?
M’u përgjigj gjithë delikates,
Ah mike, tek unë kanë shpresë.
Janë të zhgënjyer, gjatë gjithë ditës,
Nga njerëz të veshur me kollarë,
Mashtrojnë e fare nuk kanë cipëz,
E ajo ju duhet veç për litarë !
Me zë të mekur, e pyes prapë,
Drejtë perëndimit ç’farë kërkojnë !?
E kanë njollosur vendin mbarë
E aty mëkatet, shkojnë e tregojnë.
S’më del kohë për gabime.
Nuk jam lulja më e bukur
Që e mbjellin në saksi,
As një bletë, apo një flutur,
Të qëndroj në ç’do shtëpi.
Nuk jam ylli dhe as hëna,
Që nga qielli, s’zbresin kurrë,
Unë jam femër, unë jam nëna,
N’dorë corapen, në shpinë drurë.
Nuk jam deti që të mbytesh,
Dhe as arma që të vret,
Jam një grua ku do zhytesh,
Shpirtin kam, porsi një det !
Nuk jam drita më e zbehtë,
T’jetoj në tënden marrëzi.
Hapin hedh e sy në shigjet,
E të mbaj, emrin Njeri.
S’jam furtunë që vjen furishëm,
E shkatërron çc’do gjë që gjen,
Jam një lot, shi i dobishëm,
E ujis, kudo ç’do pemë.
S’më del kohë për gabime,
Nga të tjerët do mësoj,
Të jem dashuri, perfekte,
Muajt, vitet s’më mjaftojne.!