Lezhiania qe flet me “tinguj zemre”

Ka lindur dhe banon në Lezhë. Kam mbaruar universitetin “Luigj Gurakuqi “Shkodër, profili Gjuhë- Letërsi . Punon si mësuese prej 25 vitesh në këtë profil.

  • Familja dhe profesioni janë misioni i mësueses poete. Është redaktore dhe bashkëpunon me autorë të ndryshëmë në disa vëllime poetike. Ka botuar vëllimin poetik “Duke ardhur me tinguj zemre” dhe është duke realizuar një monografi për një kolegun e saj që nuk jeton më.

KAM PRIT ……
Me at’ shpirtin tan çiltërsi
Të vijë dashuria
e pastër tan mrekulli
Ashtu qelibar
Kam prit ……
N’shpirt me ardh
N’formë ajri a flutur krahlehtë
Me përcjell
ndjesi t’mushuna nër fletë

Kam prit ……
që shpirti t’përkdhelet krejt hijeshi
Nga bota
Me emnin dashni

Kam prit…….
Ndër fletë a cicërima
Të vijë e bukura
jo veç fjalë, fjalë
Me tepri
Dashta botën ta qindisi
Me dridhërima të shpirtit ,
Krejt t’ harlisi

Kam prit .. …..
dashninë me gjeste t’vogla
Kam dasht t’jetë e lehtë pupēl
Kam dasht fluturake
Me fjalë romantike
thellë në shpirt, t’më godisë

E desha dashninë
T’ jetë e amël melhem ,
Të më shërojē aty ku shpirti dhemb
Me fjalë të buta të më mëkojë
Në shpirt të përkëdhelë, të dojë

Deshta fort me pru
At’dashuni që sjell bardhësi
Krejt si me magji,
Tan thjeshtësi

Pupël e hekur njëkohsisht,
Me marr at’zemêr hajdutnisht,
N’ajri me t’marr nê krahë pllumi,
Npër re t’bardha ndasht se humbi
Drita e pastër e dashunisë
E lën diellin rrugën me diftu
Mos me hup po me shpëtu

Eh si e kam dasht dashuninê…..
Me i fal shpirtit drit e shpëtim
Botës me i fal krejt gjallnin
Kështu e kam dasht
Krejt magji, dashurinë

Author: jehona