Reshje të dendura shiu dhe breshëri të shoqëruara me erë të fortë në formë shtrëngatash, pushtuan për disa minuta qytetin e Leskovikut dhe zonat rreth tij, mbrëmjen e së enjtes.
- Nga stuhia në qytet janë rrëzuar disa pemë, ndërsa ka patur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme serioze materiale në banesa apo mjete private. Grupet e OSHEE kane nisur punën për riparimin e defekteve.