Ndodh shpesh, por sidomos në këtë periudhë të vitit, kur trupi dehidratohet dhe ka gjithmonë pasoja nëse nuk trajtohet
Pas shumë daljeve e netëve jashtë, në ditëlindje a festa të ndryshme, disa njerëz mendojnë se të pish ujë, lëngje të ndryshme frutash apo lëngje për fëmijë mund ta kalosh lehtësisht dehidratimin.
Një studim i fundit nga Universiteti i Calgary-t në Kanada ka zbuluar një pije të ndryshme që trajton më mirë dehidratimin te fëmijët: lëng molle, shkruan Class.
Në studim u përfshinë gjithsej 647 fëmijë, të cilët u trajtuan për dehidratim. 644 (99.5%) prej tyre aprovuan se e kaluan gjendjen pasi filluan të pinin lëng molle, ndërsa pjesa tjetër që pinte vetëm një lëng me elektrolit ishte 25 për qind.
Kështu, ki parasysh se sa herë të ndodhesh në një gjendje dehidratimi, më mirë se çdo gjë tjetër është një lëng molle.