Ekipet e shpëtimit janë në një “garë me kohën” për të gjetur ekuipazhin e nëndetëses të humbur që po eksploronte Titanikun.
- Nëse nëndetësja është e paprekur, personat në bord do të përballen me ulje të niveleve të oksigjenit dhe do të luftojnë të ftohtin, tha David Gallo, këshilltar i lartë për Iniciativat Strategjike, RMS Titanic, i cili zotëron të drejtat ekskluzive të shpëtimit në vendin e mbytjes së Titanikut.
“Një nga pyetjet më të mëdha është se ku ndodhet nëndetësja? A është në fund, a është lundruese, a është në mes të ujit? Kjo është diçka që nuk është përcaktuar ende… Do të duhet të presim dhe të shohim dhe të shpresojmë për më të mirën”, tha ai.
Pasi të gjendet, ekipi mund të përballet me sfida edhe më të mëdha në përpjekjen për të shpëtuar ekuipazhin.
“Uji është shumë i thellë – 2 milje plus. Është si një vizitë në një planet tjetër, nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit. Është një mjedis i ftohtë dhe me presion të lartë,” tha Gallo.
Megjithëse autoritetet nuk kanë identifikuar publikisht asnjë nga pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses, familja e tyre, miqtë dhe kompanitë kanë filluar të nxjerrin informacione – duke paraqitur një pamje më të qartë se kush ishte në ekspeditë.
CNN raporton se në bordin e nëndetëses ndodheshin:
- Hamish Harding: Biznesmeni dhe aventurieri britanik, i vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai zotëron një kompani të quajtur Action Aviation që blen dhe shet avionë duke përfshirë avionë biznesi. Ka qenë kompania e tij që konfirmoi se ai ishte në bordin e nëndetëses të dielën.
- Paul-Henri Nargeolet: Harding postoi në rrjetet sociale të shtunën se zhytësi Nargeolet ishte planifikuar të ishte në udhëtimin e së dielës me të. CBC News foli me Larry Daley, një zhytës me bazë në St. John, i cili gjithashtu tha se Nargeolet ishte në ekspeditë. Nargeolet ka udhëhequr disa ekspedita për Titanikun dhe ka mbikëqyrur rikuperimin e shumë objekteve nga rrënojat, në kohën kur Nargeolet ishte drejtor i kërkimeve nënujore.
- Shahzada dhe Sulaiman Dawood: Biznesmeni pakistanez dhe djali i tij ishin gjithashtu në bord, sipas një deklarate të lëshuar nga familja të martën. Shahzada është një administrues i besuar i Institutit SETI, një organizatë kërkimore në Kaliforni, sipas faqes së saj të internetit. Ai është gjithashtu nënkryetar i Daëood Hercules Corporation, pjesë e Daëood Group, një konglomerat biznesesh të ndryshme në pronësi të familjes.
- Stockton Rush: Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush , CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu