Një mbrëmje të vonë pastron sirtarët,
Dhe palos rrobat që më s’duhen,
Një pallto heq nga kremastari,
Dhe i shkund xhepat nga pluhuri.
…
Diku në xhepa ka ngelur një kujtim,
Që ashtu nxitimthi e kam harruar,
Ca kokrra arrë të paqëruara,
Një çakmak, a një cigare e thërmuar.
…
Loti i trishtimit sytë të mbush në çast,
Më deshe në të mirë e në të keq,
Jeta ikën e mbeten veç kujtimet,
Buzëqeshjen time, unë të lash pas…
…
Në sirtare gjen grimca nga jeta ime,
Që janë për ty si fletë ditari,
Përmbys çdo gjë ti do të kthesh,
Për mua kërkon gjurmë ikjesh e malli.
…
Aty në shtëpi janë puthjet edhe zënkat,
Kur dhimbja për mua të kafshoj,
Ti hiq vështrimin nga sirtaret,
Mendo për fëmijët,që amanet të lashë…
…
Unë e di që ti kurrë nuk do t’më harrosh,
Me vete dhe unë të kam këtu ku jam,
Sa herë që vjen dhe lot mbi varr ti derdh,
Unë lotët t’i mbledh në dorë si margaritar.
08.07.’021