So arashikohet të jetë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.
Temperaturat maksimale prekin vlerën 8 gradë celsius, ndërsa minimale regjistrohet -7 gradë në zonat veriore.
Vendi ynë prej ditës së shtunë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bore në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat janë ulur ndjeshëm, ndërsa dhe sot pritet të jemi nën ndikimin e masave ajrore me origjinë polare.