Edhe pse sot besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen, sirenat e sulmit ajror kanë rënë në Kiev dhe në rajone të tjera të Ukrainës.
Administrata e qytetit të Kievit u bëri thirrje njerëzve të shkojnë në strehimore pasi u shpall alarmi ajror.
- Kryetari i bashkisë së Mykolaiv në jug të vendit paralajmëroi në kanalin e tij zyrtar Telegram, për sirenat.
Raportet e pakonfirmuara në mediat sociale ukrainase thanë se alarmi mund të jetë dhënë pasi avionët rusë u ngritën në Bjellorusi.