Përbërësi i parë: Një banane, e cila është në gjendje të stimulojë prodhimin e kolagjenit dhe për këtë arsye ta bëjë lëkurën elastike në një mënyrë natyrale.
Përbërësi i dytë: Një portokall. Një frut i pasur me vitaminë C, ky frut agrumesh ndihmon për të marrë lëkurë të fortë dhe të ngopur duke rritur prodhimin e kolagjenit. Portokallia ka veti hidratuese që ndihmojnë lëkurën të mbetet natyralisht e shëndoshë, e shndritshme dhe elastike. Ky frut ndihmon në zbardhjen e njollave të moshës dhe njollave të errëta, shenjave të akneve dhe rikthen tonin dhe elasticitetin, duke e lënë lëkurën të pastër, të shëndetshme dhe të ndritshme.
Përbërësi i tretë: Gjethet e mentes. Këto të fundit përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe elasticitetin e lëkurës.
Le të kalojmë në praktikë.
Në një blender shtoni një banane të prerë në copa të vogla, 4 feta portokalli të qëruara dhe 15 gjethe nenexhiku. Aktivizoni mikserin dhe përziejini këta përbërës për të paktën 2 minuta: në fund do të përftoni një krem që mund të stimulojë kolagjenin në mënyrë natyrale dhe të rinovojë dhe ndriçojë lëkurën.
Filloni ta aplikoni menjëherë këtë krem në fytyrë, qafë dhe duar, duke e lënë produktin të veprojë për 30 minuta. Më pas shpëlajeni të gjitha me ujë të ftohtë. Ju mund ta përdorni këtë krem si bazë për të bërë produkte të tjera natyrale që do të ndihmojnë gjithmonë lëkurën tuaj në varësi të shtimit të përbërësve të tjerë specifikë.
Për shembull, mund të shtoni një lugë vaj bajame në këtë krem. Ai ushqen në mënyrë të përsosur lëkurën duke hequr rrudhat rreth syve, rrathët e errët të purpurt dhe sytë e fryrë. Përziejini mirë dhe ruajeni këtë krem në një kavanoz qelqi me kapak hermetik.
Ky krem me shtimin e vajit të bajames është perfekt për t’u aplikuar në fytyrë. Lëreni produktin të veprojë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të freskët. Përsëriteni këtë praktikë çdo ditë, herët në mëngjes ose në mbrëmje para se të shkoni në shtrat.
Pas vetëm dy javësh, tashmë do të vini re ndryshimin. Lëkura juaj jo vetëm që do të jetë e lëmuar dhe pa pika të zeza dhe puçrra, por mbi të gjitha e pastër: lamtumirë njollave të moshës!
Si një alternativë ndaj vajit të bajames, mund të shtoni edhe një lugë kos natyral në bazën e kremit tuaj. Kosi stimulon prodhimin e kolagjenit dhe e bën lëkurën të butë dhe kompakte. Por kjo nuk është e gjitha. Ky përbërës gjithashtu heq njollat e moshës në fytyrë dhe përmirëson tonin e lëkurës.
Zgjidhja e fundit: shtoni 2 lugë gjelle xhel Aloe vera në kremin tuaj. Aloe vera është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve, të aftë për të ngadalësuar shenjat e plakjes. Për një rezultat më efektiv dhe afatgjatë, ju rekomandojmë të shtoni edhe disa pika vitaminë E.
Vitamina E është e pasur me antioksidantë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë. Por jo vetëm. Gjithashtu hidraton, ushqen, zbut dhe madje heq rrudhat më sipërfaqësore. Shihni sa jashtëzakonisht e thjeshtë është të bëni një krem kundër plakjes pa shpenzuar shumë para dhe pa arritur rezultate efektive? Ky produkt natyral i bërë me duart tuaja mund të ruhet në frigorifer deri në 3 javë (me përjashtim të solucionit të bërë me kos të cilin mund ta ruani maksimumi 3 ditë). Kjo recetë me të vërtetë heq të gjitha njollat e moshës në fytyrë sikur të ishte një gomë magjike.