Rrudhat janë një nga shenjat e para të plakjes në lëkurë dhe mund të jenë më të dukshme në fytyrë, qafë, gojë dhe duar.
- Kjo shenjë e plakjes shfaqet natyrshëm me kalimin e viteve, megjithatë, disa faktorë mund të stimulojnë shfaqjen e parakohshme të rrudhave dhe njollave të errëta.
Ndër disa nga shkaqet më të zakonshme të shfaqjes së rrudhave janë:
- Faktorët gjenetikë, duhani, ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit dhe ndryshimet normale për shkak të pleqërisë.
Ekziston një teknikë japoneze e famshme për përfitimet e saj për përmirësimin e pamjes së lëkurës, duke e bërë atë të duket më e fortë, më e lëmuar dhe më e re.
Është një krem me fara liri dhe orizi.
Nga njëra anë, farat e lirit karakterizohen nga një përbërje e pasur me lëndë ushqyese si acidi alfa-linolenik, që i përkasin familjes omega-3. Përveç kësaj, ato përmbajnë një fibër të veçantë të quajtur lignan, e cila shquhet jo vetëm për përfitimet e saj për tretjen, por edhe për veprimin e saj antioksidues. Në kohët e lashta, vaji i farave të lirit përdorej për të nxitur shërimin e djegieve dhe për të parandaluar komplikimet serioze të lëkurës.
- Orizi nga ana e tij është një nga ushqimet më të konsumuara në botë, veçanërisht në rajone si Azia, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine. Përdoret në përgatitjen e recetave të ndryshme gastronomike dhe i atribuohen përfitime të ndryshme shëndetësore. Kjo kokërr përmban vitamina si E, K, B1, B2, B3, B5, B6, acid folik, si dhe minerale thelbësore për funksionimin e duhur të trupit si hekur, kalcium dhe kalium.
Përbërësit e kremit
Për të përgatitur këtë krem me oriz dhe fara liri do t’ju duhet:
2 lugë oriz të bardhë
2 lugë fara liri
2 gota ujë të ftohtë
2 lugë gjelle nga vaji juaj i preferuar kozmetik (bajame, trëndafili, etj.)
4 pika vaj esencial sipas zgjedhjes suaj
Përgatitja
- Gjëja e parë është të zieni një tenxhere me ujë dhe fara liri për pesë minuta. Pas kësaj, kullojeni dhe lëreni të qëndrojë derisa të ftohet.
- Hapi i dytë është zierja e orizit, derisa të jetë gatuar dhe të ketë mbetur pak lëng. Pas kësaj duhet rrahur derisa orizi të jetë i butë. Grimcat e ngurta ndahen me një sitë për të marrë një pastë ose “krem” orizi.
Në një enë përzieni kremin e nxjerrë më parë nga orizi me vajin esencial të zgjedhur. Pasi të integrohen, shtoni vajin kozmetik dhe farat e lirit.
Ky krem mund të ruhet në frigorifer deri në dy javë.
Përdoreni këtë krem me fara liri dhe oriz si maskë . Për ta bërë këtë, duhet të aplikohet në fytyrë dhe qafë dhe të lihet të veprojë për gjysmë ore. Pasi të ketë kaluar koha, maska hiqet me ujë të bollshëm të ftohtë ose të vakët. Pas këtij procesi, nuk ka nevojë të përdorni asnjë hidratues.
Kini parasysh se para se të aplikoni ndonjë produkt në lëkurë, këshillohet të bëni një test alergjie, duke vendosur pak krem në zonën pas veshit ose në një zonë tjetër të padukshme per te pare nese ju jep reaksion.
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Rubin Kristo