Alain Giresse është shkarkuar nga posti i trajnerit të Kosovës, pas humbjes 2-1 ndaj Bjellorusisë.
Në një publikim në faqen zyrtare FFK ka bërë me dije se palët kanë rënë dakord të ndërpresin bashkëpunimin.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri te ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2).
Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar.”-bën me dije federata e Kosovës.