Kolonja e “përndjekura” e demokracisë

Kolonja është rreth dhe krahinë në jug-lindje të Shqipërisë. Gjatë etapave historike ajo njeh uljet dhe ngritjet e saj ekonomike. Historia këtë krahinë e njeh si një vend të lashtë neolitik kryesisht në malësitë e saj. Të gjitha qendrat neolitike i përkasin kulturës Devollite fisit Ilir të dasaretëve të pa përzjera me qytetërimet e mëvonshme si romake dhe helene.

Kjo krahinë e Shqipërisë sot vuan nga skamja dhe shpopullimi masiv në të gjitha qendrat e banuara madje kemi dhe fshatra të pa banueshëm.

Çfarë ndodhi me Kolonjën e njerëzve të ndritur?

Para viteve 90 Kolonja numëronte 25 000 banorë. Njerëzia punonte në kooperativë, fermë, minierë, ndermarjet shtetërore prodhuese dhe institucionale. Në atë kohë nuk kishte njerës të pasur por as të pa punë. Prona private nuk njihej. Në fshatrat ku ishin këshillat e bashkuar kishte shkolla të mesme, qendra shëndetsore, ferma dhe ndermarje shteterore prodhuese kryesisht konservime. Në qytet ishin ndërtuar ndertesat qeveritare, spitali me të gjitha parametrat e kohës i mbushur me doktorë specialistë, gjykata, polici, ushtri, ndërmarjet shtetërore, arsimi që nga i ulti deri te i mesmi me disa degë si gjimaz, buqësore, zoveterinari, me një mësim dhënie nga më të mirat në ballkan madje dhe europë.

Pas viteve 90 ashtu si në të gjithë Shqipërinë sistemi ra dhe nisi ndërrimi i sitemit nga një ekonomi shtetërore në një ekonomi tregu private. Si fillim u nda toka sipas ligjit 7501, u ndanë tufat blektorale, u privatizuan banesat dhe dyqanet, u shkatërua agrokultura, miniera, ndërmarjet prodhuese shtetërore, telekomunikacioni në çdo fshat, rrugët rurale etj ekonomi më të vogla. Por demokracia nuk do njihte vetëm këto humbje më 1997 ra shteti ku u shkatëruan kollonat e tij si polici, ushtria, arsimi, gjykata edhe ajo pak pasuri që ishte mbledhur firmat piramidale i zhveshën  ekonomikisht kolonjarët e mbarë shqiptarët. Këtu nisi eksodi masiv në drejtim të qyteteve të mëdhenj të Shqipërisë por kryesisht edhe më shumë ju drejtuan emigracionit. Brenda një periudhe të shkurtër Kolonjës ju larguan më shumë se 75% e banorëve të saj.

Përse duhet të prekej deri në këtë masë Kolonja kur kjo perlë e Shqipërisë shumë mirë mund të zhvillonte turizmin, blektorinë, punishte konservimi dhe punishte të përpunimit të bulmetit, bujqësinë, agrokulturën dhe vreshtarinë.

Resurset e Kolonjës janë të pa numërta duke filluar që nga qendrat neolitike mbi 5000 vjeçare, malet e mbushura me pyje,  burime natyrore, përenj me katarakte dhe kanione, me fusha të denja për buqësi, me kodrina për agrokulturë e vreshtari, me urra të gurta qindra vjeçare monumente natyre, me kulte qindra vjeçare por edhe të shenjta, llixha dhe shpella kurative, kulturë dhe histori, pa llogaritur mikpritjen, bujarinë dhe guzhinën e mbrekullueshme të Kolonjës.

Në 30 vjet demokraci në Kolonjë nuk është vënë dorë nga asnjë qeveri për investime. Megjithatë siç e thamë edhe më lartë historia ka ciklet e saj ku përsërit veten. Me përfundimin e rrugës nacionale parashikohet një përmirësim i kushteve të jetës në banorët e ngelur të saj.

Kolonja e Bashkuar

 

Author: jehona