Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik dhe hyrja e masave ajrore nga Mesdheu të cilat po kushtëzojnë edhe vendin tonë.
E enjte 12 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale të lokalizuara në zonat jug-lindore përreth maleve. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/26°C
Zona e ulët 10/28°C
Zona bregdetare 12/26°C
Kosova, e enjte 12 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 22°C -25°C .
E premte 13 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale në Alpe në mesditë . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të si më poshtë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/25°C
Zona e ulët 9/28°C
Zona bregdetare 11/25°C/
RTSH