KOHA Sot

E mërkurë 11 maj 2022

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik dhe qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosfrës të cilat po kushtëzojnë edhe vendin tonë.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim të pasuara nga reshje shiu lokale në skajet verirorë në mesditë. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       9/26°C

Zona e ulët          10/28°C

Zona bregdetare  13/26°C

 Kosova sot

Moti do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 20°C -23°C .

 Koha neser 12 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale në zonat lindore përreth maleve. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       9/26°C

Zona e ulët          10/28°C

Zona bregdetare  13/26°C/ Sipas RTSH

 

 

Author: jehona