Qeveria shqiptare e ka nisur këtë vit më një dëm të madh ekonomik si pasojë e keqmenaxhimit. Buletini i fundit i publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që përfshin periudhën janar-prill tregon se janë kryer 16 auditime në institucionet qendrore dhe lokale në vend të cilat kanë rezultuar 85 milionë lekë dëm ekonomik. Ku 20 milionë lekë dëme janë shkaktuar nga menaxhimi i gabuar.
“Gjatë periudhës janar-prill 2023, janë dhënë 60 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2.3 miliardë mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 87.5 milionë mijë lekë, dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2.22 miliardë mijë lekë” thuhet në raportin e KLSH.
- Sipas KLSH, një nga institucionet me dëmin më të lart ekonomik është Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Gjithashtu, vihet re se në fushën e shpenzimeve, dëmin më të madh ekonomik e kanë sjellë abuzimet me tenderat.
“Vlera prej 47.9 milionë lekë e konstatuar në subjektin Ujësjellës Kanalizime Tiranë SH.A për shkak të mos parashikimit nga palët, në kontratën e qirasë të detyrimit për sigurimin e pronës në rastet e rreziqeve të shkaktuara nga zjarri dhe vlera prej 38 milionë lekë e konstatuar përgjatë zbatimit të punimeve.
Rreth 99% e vlerës në fushën e shpenzimeve, përbëhet nga shkeljet në “procedurat e prokurimit” dhe “zbatimin e punimeve”; ndërsa rreth 90% e vlerës në fushën e të ardhurave përbëhet nga të ardhurat e munguara që administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si pasojë e krijimit të debitorëve për moslikuidime të tarifave dhe taksave vendore (më së shumti në Bashkitë: Kamëz (631 milionë lekë, Belsh (108.3 milionë lekë), Lezhë (402 milionë lekë) dhe Vau i Dejës (195.9 milionë lekë)” saktëson KLSH