Kida sot feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja

Kida feston sot përvjetorin e 23-të.

Këngëtarja e njohur ka postuar pas mesnate në rrjetet sociale një foto ku duket mjaft tërheqëse teksa ka shkruar: “1po1. Faleminderit Zot për një tjetër vit (jetë). Shumë falenderuese për secilin prej jush!”

Kida ka mbledhur mikeshat më të ngushta në shtëpinë e saj për të pritur orën 00:00, ndërsa ka ndarë me ndjekësit dhe dhuratat e para, tortën dhe pamje nga dekorimi i shtëpisë së saj.

Kida ka marrë disa buqeta me lule dhe disa dhurata të tjera që nuk i ka zbuluar.

“Faleminderit që ma bëni këtë natë të paharrueshme”, ka shkruar Kida. Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë Kida publikoi dhe projektim më të fundit për këtë vit që mban titullin “Drunk”.https://video.syri.net/upload/videos/2020/12/9kKO2wi4zBYKPsefRtuv_21_6265c14d16048f3d3554dff245b52417_video_240p_converted.mp4

Author: admin