Moska ka bërë të ditur këtë të premte se më shumë se 30 mijë ushtarë janë tërhequr tashmë në bregun lindor të Dnipros, duke u larguar përfundimisht nga qyteti i Khreson. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se 5 mijë automjete dhe armatime të rënda janë transferuar në bregun lindor të lumit në tërheqje nga Khreson.
Për këtë lëvizje reagoi edhe zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, i cili tha për BBC se kjo tërheqje nuk mund të quhet absolutisht si një poshtërim për ushtrinë ruse.
- Ndërkohë, mediat ukrainase raportojnë se rusët kanë hedhur në erë urën Antonovsky, e cila lidh dy brigjet e lumit Dnipro.
Me ushtrinë ukrainase që tashmë është rikthyer në qytetin që mbahej i pushtuar prej 8 muaj nga Rusia, ka reaguar edhe Presidenti Zelensky. “Khresoni është i yni”, ka thënë ai.