Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar sot një apel për popullatën, që të mbrohet nga i nxhehti.
RREGULLI Nr.1: Qëndroni në shtëpi në orët e nxehta të ditës!
RREGULLI Nr.2: Mbani shtëpine të freskët!
RREGULLI Nr.3: Qendroni të hidratuar!
RREGULLI Nr.4: Ushqehuni Shëndetshëm!
RREGULLI Nr.5: Vishni rroba të lirshme!
RREGULLI Nr.6: Tregoni kujdes për ajrosjen e makinës!
RREGULLI Nr.7: Ndihmoni të tjerët!
Kontakto Urgjencën Kombëtare 127!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këshillon qytetarët të shmangin daljen nga shtëpia gjatë orëve më të nxehta të ditës, duke evituar ekspozimin në diell në pikun e temperaturave nga ora 11:00 deri në 18:00.
Bazuar në rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, ju bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes në situatat e të nxehtit ekstrem:
Këshillohet që qytetarët të mbajnë shtëpinë të freskët dhe temperatura e ambientit duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës.
Këshillohet të vishen rroba të lirshme, me materiale pambuku.
Të pihet rregullisht ujë dhe lëngje deri në 2 L dhe shmanget alkooli, kafet e tepërta dhe sheqeri.
Rekomandohet të konsumoni ushqim në racione të vogla dhe shpeshherë.
Tregoni vëmendje në përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit. Temperaturat e larta favorizojnë prishjen e ushqimit, rrisin rrezikun e diarreve dhe të vjellave, si dhe helmimin nga ushqimi.
Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët.
Duhet të shmangen aktivitetet fizike me intensitet të lartë.
Ajrosni makinën nëse është për një kohë të gjatë në diell, duke hapur dyert dhe nëpërmjet kondicionerit para se të lëvizni me të. Përdorni pajisjet e ruajtjes nga dielli.
Mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
Ndihmoni të tjerët. Kontaktoni me familjarët, miqtë dhe fqinjët të cilët jetojnë vetëm, pasi në ditët e nxehta mund të kenë nevojë për asistencë.
Grupet më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë:
Të moshuarit.
Foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si:
Sëmundjet kardiovaskulare.
Diabeti, thyreotoksikoza.
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK).
Sëmundjet mendore.
Sëmundjet e veshkave, insuficienca renale, gurët në veshka etj.
Gratë shtatzëna.
Kujdes! Të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të konsultohen me mjekun e familjes apo me specialistin për të përballuar sa më mirë temperaturat e larta të stinës së verës.
Për çdo emergjencë shëndetësore kontaktoni 127.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialeme fton qytetarët të mbështeten në rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, për të parandaluar rrezikun e të nxehtit për të gjithë popullatën, sidomos për fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit.