Të jetoni shëndetshëm nuk është kaq e vështirë sa duket edhe përmirësimi i shëndetit është shpesh një çështje përkushtimi në ndryshimin e zakoneve tona të përditshmërisë. Nëse ju do t’i keni parasysh këto këto këshilla, pse jo diçka do përmirësoni
1.Bëni ushtrime fizike
Stërvisni zemrën dhe muskujt për të paktën 30 minuta në ditë. Kjo gjë do t’ju lejojë të keni një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Eksperimentoni idetë e mëposhtme për të përmirësuar gjendjen tuaj fizike; • Programoni aktivitete në ajër të pastër së bashku me familjen. Disa mbrëmje në javë kushtojuni një aktiviteti fizik që ju pëlqen. Mund ta bëni këtë gjë edhe në fundjavë. Dilni me biçikletë ose praktikoni çfarëdolloj disipline sportive. • Bashkohuni me një skuadër sportive ose formoni një ekip me miqtë. Nëse ju pëlqen ideja e të qenit pjesë e një skuadre, luani futboll, basketboll apo volejboll me miqtë. Eksperimentoni një lloj të ri stërvitjeje. Në rast se e keni zakon të shkoni në palestër, provoni një kurs të ri ose vraponi në ajër të pastër. Jepini fund rutinës.
2.Ecni në natyrë
Të jetoni mrekullitë e natyrës mund të zgjojë ndjenja mrekullie dhe lumturie. Sa herë të mundeni, shkoni në një ambient në natyrë. Do të merrni përfitime të mëdha në nivel si fizik, edhe mendor.
3.Flini mjaftueshëm
Bëni të paktën tetë orë gjumë dhe një orë për t’u përgatitur për të përballuar ditën e re. Veç kësaj, kushtojini vetes një orë për rutinën e mbrëmjes që të lini pas krahëve lodhjen e të çlodheni para se të flini. Do të ndiheni të qetë dhe të lumtur. Caktoni dhe respektoni oraret. Një skemë gjumi e rregullt ju lejon të flini me lehtësi më të madhe. Flini në një dhomë pa drita e zhurma. Veç kësaj, në orët e vona të mbrëmjes, evitoni pije që përmbajnë kafeinë.
4.Zhvilloni marrëdhëniet shoqërore
Miqtë janë ata tek të cilët mund të mbështetemi në rast nevoje. Planifikoni të paktën një orë në javë ku t’u kushtoheni njerëzve që janë të rëndësishëm për ju. Kjo gjë do të ndihmojë shumë mirëqenien mendore dhe do të ulë nivelin e stresit: marrëdhëniet shoqërore janë të një rëndësie shumë të madhe për shëndetin