Shpesh librat e gatimit janë një mënyrë e mirë për të mësuar, sidomos kur jeni fillestarë. E kjo pasi aty jo vetëm që mund të gjeni receta të thjeshta por edhe të mësoni sekrete të ndryshme që do t’ju lehtësojnë punën dhe do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate të mira.
Pula e pjekur është ndër gatimet më të dashura në kuzhinën shqiptare, prandaj të dish si ta gatuash, për ta shijuar atë më së miri, është e rëndësishme. Herë pas here ndodh që gjokset e pulës të dalin paksa të thata, por AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e duhur për të shmangur këtë rezultat.
Si të piqni pulën në mënyrën e duhur
Nëse keni lexuar mjaftueshëm receta gatimi, mund të keni vënë re se shumica sugjerojnë që ta piqni pulën me gjoksin lart. Kjo bën që lëkura të ekspozohet maksimalisht ndaj nxehtësisë, duke i dhënë ngjyrën e artë dhe krokante.
Por duke qenë se gjoksi i pulës e ka lëkurën delikate, mishi rrezikon të thahet.
Prandaj disa kuzhinierë betohen se mënyra më e mirë është ta gatuani me gjoksin poshtë.