Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi është shëruar nga COVID-19.
Por, pas kësaj duket se ajo ka hasur në probleme me nuhatjen dhe shijen në ushqime që konsumon.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Eni ka kërkuar të di nëse dikujt i është rikthyer shija, pasi ajo ka pesë muaj që nuk shijon asgjë.
“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam pesë muaj që prej të kthehet dhe asgjë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.