Këngëtari “shkatërron” skenën e Sanremos

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Festivalin e Sanremos në Itali, ku këngëtari italian Blanco ka shkatërruar dhe ka shkelmuar lulet në skenë pasi pretendoi se nuk dëgjonte zërin e tij në kufje teksa këndonte.

  • Blanco, 19 vjeç, goditi me shkelm mbi trëndafilat e skenës në Teatro Ariston, duke i thyer vazot me lule në tokë në një sulm të dukshëm inati që shkaktoi pakënaqësi te publiku.

Këngëtari u përpoq t’i justifikonte veprimet e tij drejtueses dhe drejtorit artistik të festivalit Amadeus duke pretenduar se kishte probleme audio në gjysmë të rrugës së performancës së këngës së tij të re “L’isola delle rose”.

Nuk e dëgjoja veten në kufje” – tha Blanco, i cili së bashku me këngëtarin Mahmood fituan festivalin e Sanremos vitin e kaluar “Por gjithsesi u argëtova”-vijoi ai.

  • “Bëre rrëmujë”, i tha Amadeus këngëtarit, duke e quajtur gabimisht Salmo dhe duke i ofruar mundësinë për të performuar sërish në mbrëmje.

Megjithatë, ky propozim u prit me zhurma të vazhdueshme, fishkëllima dhe ofendime nga publiku, dhe në fund Blanco nuk u rishfaq.

Këngëtari veteran italian dhe bashkë-prezantuesi i Sanremos, Gianni Morandi, 78 vjeç, i’u bashkuan pastrimit pas shpërthimit të Blanco-s dhe u fotografuan duke fshirë lulet.

  • Më herët atë mbrëmje aktori Roberto Benigni i kushtoi një monolog kushtetutës italiane, për të shënuar 75-vjetorin e saj, në prani të Sergio Mattarella, i cili u bë presidenti i parë i Italisë që merr pjesë në Sanremo në historinë e tij 73-vjeçare.

Konkursi i këngës, ngjarja më e madhe e showbizit italian të vitit, po zhvillohet në qytetin bregdetar të Sanremos në bregun veriperëndimor të Ligurisë, me 28 artistë që garojnë gjatë pesë netëve nga 7-11 shkurt.

Author: jehona