Dafina Zeqiri është ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Pothuajse secili projekt i saj muzikor shndërrohet në hit të padiskutueshëm.
Së fundi ajo ka sjell bashkëpunimin e dytë me Muman, pas atij të parit “Pa ty”, i cili ishte hit i jashtëzakonshëm. Projekti i tyre i dytë mban titullin “Dashni”, dhe kjo këngë qysh në ditët e para të lansimit ka treguar suksesin e saj.
Deritani në Youtube, kënga ka arritur të kap mbi një milionë e 700 mijë klikime. Por si duket ky nuk është suksesi i vetëm.
Videoklipi i këngës ka arritur që në ditët e para të renditet e 12-ta në botë. Kjo u bë e ditur nga producenti i kësaj kënge, Donat Prelvukaj i njohur si “Cricket Music”, përmes një storje në “Instagram”.
Viti i kaluar, 2021, ishtë padyshim viti i Dafinës, e cila solli shumë hite, mes tyre shumë bashkëpunime dhe albumin “Dafinë moj”,
që rezultoi një super sukses. Por, Dafina s’kënaqet me kaq, ndaj dhe vitin 2022 e ka nisur shumë vrullshëm me këngë dhe bashkëpunime të reja./asutimes.com