Anglia nuk është përballur kurrë me Iranin. Kjo do të jetë ndeshja e pare historike midis tyre, përpos kësaj anglezët nuk kanë humbur kurrë ndaj një rivali aziatik, me të cilët kanë 5 fitore dhe 4 barazime gjithsej me ekipet aziatike.
- “Tre Luanët” janë kualifikuar në finalet e një Botërori për herë të 16-të. Kjo do të jetë prezenca e tyre e shtatë radhazi, më e gjata në historinë e kompeticionit për ta.
Ishullorët kishin golavarazhin më të mirë në kualifikueset e “Katar 2022” nga ekipet europiane. Ata shënuan 39 gola dhe pësuan vetëm 3 (+36).
- Garet Southgate e ka dërguar Anglinë në katërshen me të mirë në të dy turnetë që e ka drejtuar si trajner: gjysmëfinale në Botërorin e Rusisë në 2018-ën dhe finale në Europianin e verës së shkuar.
Vetëm Sir Alf Ramsey ka një rekord të tillë (kampion në 1966 dhe gjysmëfinalist në 1968).