Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë të SHBA për lirimin e tij. Ai do të pranojë fajin për shkeljen e Aktit të Spiunazhit të SHBA-së dhe dje doli nga burgu i sigurisë maksimale në Belmarsh, në Mbretërinë e Bashkuar, ku mbahej që nga prilli 2019 në pritje të nxjerrjes.
Sipas marrëveshjes së arritur, Assange do të gjykohet në një gjykatë federale amerikane në Saipan, në Ishujt Mariana Veriore, ku ai duhet të marrë një dënim pesë-vjeçar. Meqenëse pesë vitet tashmë janë shërbyer , ai do të lirohet. Ai tani është në një fluturim për në Australi, vendi i tij i origjinës.
Assange u akuzua në gjyq për publikimin e dosjeve sekrete ushtarake dhe diplomatike. Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar që ai të ekstradohej pasi u akuzua disa herë për publikimin e dosjeve nga WikiLeaks në vitin 2010 mbi luftërat e SHBA në Irak dhe Afganistan.
Dokumentet zbuluan për opinionin publik botëror episode të shumta të klasifikuara të krimeve të luftës kundër të burgosurve dhe civilëve.
Pergatiti per “Jehona.Info”
Rubin Kristo