Që duhani kontribuon në përshpejtimin e plakjes nuk është asgjë e re, megjithatë ka diçka që nga pikëpamja e jetëgjatësisë duket të jetë edhe më e keqe. Dhe nuk janë as dieta dhe as mungesa e aktivitetit fizik, të cilat kanë edhe peshën e tyre. Por një element që ka të bëjë me sferën tonë personale…
- Ajo që na bën të plakemi më herët se sa pritej, sipas një studimi të ri është mungesa e lidhjeve dhe marrëdhënieve sociale. Vetmia që pushton ditët dhe orët e të moshuarve (dhe jo vetëm) eshte armiku numër një i jetëgjatësisë. Studiuesit shikuan të dhënat nga gati 12,000 të rritur të moshës 45 vjeç e lart. Të gjithë pjesëmarrësit dhanë mostra gjaku, histori të detajuar mjekësore dhe informacion mbi zakonet sociale dhe shëndetin mendor. Shkencëtarët përdorën këto të dhëna për të parashikuar faktorët që mund të bënin ndryshimin më të madh në jetëgjatësinë duke përdorur orën biologjike, një model statistikor që vlerëson moshën biologjike të individëve dhe jo moshën e tyre kronologjike. Faktorë të tillë si të qenit vetëm ose i pakënaqur duket se e përshpejtojnë plakjen me 1.65 vjet, krahasuar me atë që do të ishte plakja normale për individët e shëndetshëm pa probleme të shëndetit fizik ose mendor. Në rastin e pirjes së duhanit, për shembull, plakja përshpejtohet me 1.25 vjet. Elementë të tjerë që, sipas studiuesve, e përshpejtojnë këtë proces do të përfshinin jetesën në një zonë rurale dhe mospasjen e një marrëdhënieje të qëndrueshme
KUFIZIMET E STUDIMIT – Ora biologjike e përdorur për të vlerësuar se cilët faktorë mund të kenë ndikimin më të madh në jetëgjatësinë nuk është testuar në lidhje me jetën reale. Prandaj, studimi nuk mund të përcaktojë nëse të qenit vetëm apo i pakënaqur mund të çojë në plakje të parakohshme. Megjithatë, nuk është hera e parë që mjekësia e lidh izolimin social dhe vetminë me një rrezik të shtuar të plakjes së parakohshme. Një studim i rreth 17,000 të rriturve në Shtetet e Bashkuara zbuloi, për shembull, se izolimi social është mjaft i zakonshëm në moshën e mesme, duke prekur rreth 17% të grave dhe 21% të burrave. Për të dy gjinitë, te qenit vetem i dhe pjesëmarrja e rrallë në aktivitete te ndryshme ishin ndër shkaqet kryesore të izolimit social. Dhe kjo shoqërohej me një rrezik të shtuar të plakjes së parakohshme në të dy gjinitë.