E njohim si frytin e perëndive, një famë e merituar pasi, sipas një studimi të ri, mjafton të hamë nga pak çdo ditë për të shtuar 5 vite në jetën tonë. Falë përmbajtjes së tij të çmuar antioksidantë që reduktojnë inflamacionin dhe rrisin bakteret e mira të zorrëve dhe ulin kolesterolin . Sipas një grupi shkencëtarësh në Universitetin Western New England, kjo superfuqi është … Rrushi, pasi ndihmon trupin të eliminojë yndyrnat e rafinuara dhe sheqernat në ushqimet e përpunuara,. “Rrushi” shpjegon Dr. John Pezzuto, një nga autorët e studimit “i shton një dimension të ri thënies së vjetër ne jemi ajo që hamë. Kjo është vërtet e jashtëzakonshme”.
- Në një seri eksperimentesh, disa minj laboratori u ushqyen me ushqime me yndyrë të lartë, duke ndjekur një dietë të ngjashme me atë të vendeve perëndimore. Disa prej tyre, në fund të vaktit, morën një ekstrakt rrushi pluhur ekuivalent me një pjesë të vogël të frutave. Rezultatet e studimit tregojnë se vetëm shtimi i rrushit në dietë ka rezultuar që ata të vuajnë më pak nga mëlçia e yndyrshme dhe të jetojnë më gjatë se bashkëmoshatarët e tyre. “Ndryshimi i vëzhguar mund të korrespondojë me 4 ose 5 vjet shtesë në jetën e një qenieje njerëzore,” thotë Pezzuto.
Një studim tjetër i Akademisë Kineze të Shkencave të Shangait, i publikuar në dhjetor 2021, thotë se ekziston një lidhje midis rrushit dhe jetëgjatësisë, sipas së cilës ekstrakti i rrushit ka “një potencial të lartë” për të vonuar, lehtësuar dhe madje parandaluar disa sëmundje. “Rënia funksionale e organeve të lidhura me plakjen dhe rritja e rrezikut të sëmundjeve kronike të lidhura me moshën janë shkaktuar pjesërisht nga akumulimi i qelizave të plakura,” shkruajnë studiuesit në revistën Nature Metabolism.
Nëse studime të tjera konfirmojnë njohuritë e studiuesve, një suplement i bazuar në ekstraktin e farës së rrushit mund të dalë së shpejti në treg, i aftë për të vepruar në këto qeliza: një lloj pilule për jetëgjatësi. Në Akademinë e Shkencave të Shangait ata janë mjaft të sigurt…