Në Ohajo të SHBA opinioni publik është tronditur pasi një çift jepte “mësime naziste” prej dy vitesh online për mbi 2400 studentë. Çifti Saxon kishin emërtuar veten si mësues neonazistë dhe kishin hapur kanalin e tyre në Telegram në tetor të 2021.
- Me emrin “Disident Homeschool” ata u denoncuan nga grupi antifashist Anonim Comrades Collective dhe janë nën hetim nga Departamenti i Arsimit i Ohajos.
Mediat amerikane raportojnë se ata përhapën përmbajtje raciste, antisemitike dhe homofobike, si dhe përmbajtje historikisht të pasakta të zhytura në citate nga Adolf Hitler ose gjeneral konfederativ Robert E. Lee.
Kur grupi arriti në 1000 në dhjetor 2021, Katja Lawrence, emri i vërtetë i zonjës Saxon, postoi një foto të fëmijëve duke bërë përshëndetjen naziste.
“Më mbush zemrën me gëzim të di se ekziston një bazë kaq e fortë e nacionalsocialistëve që janë të interesuar për fitoren tonë”, ka shkruar ajo nën imazhin tronditës.