Këngëtari i njohur Stresi dhe moderatorja Einxhel Shkira edhe pse të njohur më parë, ka “shpërthyer” në ofendime ndaj saj pasi kjo e fundit u shpreh kundër protestave të dhunshme, ku ishte pjesëmarrës edhe reperi.
Që prej asaj kohe miqësia e tyre është u prish teksa herë pas here Stresi ka folur në intervista të ndryshme në lidhje me ‘sherrin e tyre virtual’ duke dhënë deklarata të forta ndaj Einxhelit.
Mirëpo ditën e sotme në programin “E diell”, këngëtari duket se nuk ka më të njëjtin mendim për modelen. Gjatë një sfide me lojën me vezë, moderatorja e programit i ka kërkuar artistit t’i kërkonte falje publike Shkirës për të gjitha deklaratat dhe ofendimet që ka bërë kundrejt saj.
Stresi nuk ka kundërshtuar aspak teksa u shpreh se nuk është natyra e tij të merret me femra por midis tyre pati disa keqkuptime dhe i kërkoi falje publike. Sipas tij ajo është një vajzë e mirë pavarësisht të gjithave dhe shtoi se në “Big Brother” ishte një banore e fortë.
“Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por normalisht situata ishte ndryshe dhe i kërkoj femre sidomos Einxhel. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht, nuk kam asnjë gjë me të është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në ‘Big Brother’.”– tha reperi.