Ndërsa disa vende kanë rregullore të percaktuara për të kufizuar ekspozimin ndaj arsenikut inorganik përmes konsumit të orizit, shumë vende aziatike (ku konsumi i orizit është i lartë) nuk kanë rregullore të tilla. Sipas hulumtimit të botuar fillimisht në “Science of The Total. Environment”, edhe në vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara që kanë udhëzime të tilla, mund të ketë rreziqe të padukshme, veçanërisht për fëmijët e vegjël, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ekspozimit ndaj arsenikut.
Një studim në fillim të këtij viti testoi 55 lloje orizi të shitura në Mbretërinë e Bashkuar, duke gjetur se më shumë se gjysma përmban nivele arseniku mbi ato të lejuara nga rregulloret për foshnjat dhe fëmijët nën pesë vjeç, ndërsa një tjetër zbuloi një lidhje midis konsumit të orizit dhe rrezikut të vdekshmërisë, për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.
Si të eliminoni nivelet e arsenikut në oriz, por të mbani lëndët ushqyese të tij…
Ja truku!
Për ta bërë atë në shtëpi, studiuesit thonë se mund të zieni ujë (katër gota ujë të freskët për çdo filxhan oriz të papjekur). Më pas shtoni orizin dhe ziejini për 5 minuta. Hidheni ujin (i cili tani ka hequr pjesën më të madhe të arsenikut që ishte në oriz) dhe shtoni më shumë ujë të freskët (dy gota për çdo filxhan oriz). Në fund mbulojeni orizin me kapak dhe ziejini në zjarr mesatar-derisa uji të përthithet.”,Sipas studiuesve, kjo teknikë heq rreth 54% të arsenikut në orizin kaf dhe rreth 73% në orizin e bardhë, ndërsa në përgjithësi ruan shumicën e lëndëve ushqyese fosfor, kalium, magnez, zink dhe mangan.