KQZ ka bërë vlerësimin e fondeve sipas performancës për 11 parti, ku dhjetë janë subjekte parlamentare dhe një jo parlamentare, por përfituese, me mbi dhjetë mijë vota.
Në total, sipas të dhënave të publikuara nga platforma “open data Albania”, fondi për Partitë Politike për vitin 2022, i miratuar edhe në Ligjin për Buxhetin e Shtetit, është 345 600 000 lekë (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë).
- Partia Socialiste, merr rreth 152 milion lekë.
- Partia Demokratike, rreth 105 milionë lekë.
- Partia Lëvizja Socialiste, mbi 15.5 milionë lekë.
- Partia Republikane Shqiptare mbi 13.2milionë lekë.
- Partia Social Demokrate mbi 12.2milionë lekë.
- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet,mbi 9.7 mln lekë
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, mbi 8 milion lekë.
- Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë, mbi 8 mln lekë.
- Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, 8 milion
- Lëvizja e Legalitetit, 8 milion
- “Nisma Thurje”, edhe pse jo forcë parlamentare, përfiton nga buxheti i partive politike rreth 6.3 mln lekë Kodi Zgjedhor,
Ligji për Partitë Politike dhe Vendimet e Komisionit Reformator i njohin të drejtë Partive pjesëmarrëse në zgjedhje parlamentare të përfitojnë para nga buxheti i shtetit çdo vit.
Shpërndarja bëhet në bazë të performancës së partisë në zgjedhje ku vlerësimi kryesor është sipas numrit të deputetëve. Partitë bëhen përfituese nga Fondi Shtetëror edhe nëse kanë marrë më shumë se dhjetë mijë vota apo nëse kanë marrë më shumë se një përqind të votave. Në finale shpërndarja e parave dhe vlerësimi sipas formulës bëhet me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.