Ekspertët pohojnë se kafeja është e mirë për trupin tonë. Megjithatë, cila është sasia ideale që mund të konsumojmë pa frikë, pa u shqetësuar për pasojat për shëndetin tonë? Dhe sigurisht, cila është mënyra ideale për ta konsumuar?
- Çdo vit njerëzit në mbarë botën konsumojnë mbi 500 miliardë filxhanë kafe. Ndoshta është një nga zakonet tona më të preferuara të përditshme dhe për shumicën është e paimagjinueshme të fillohet dita pa një gllënjkë kafe.
Vitet e fundit, kërkimet shkencore kanë arritur në përfundimin: 3 filxhanë në ditë janë gjithçka që na nevojitet për të pasur të gjitha përfitimet e mundshme për shëndetin dhe trurin tonë.
Pse 3? Një studim i fundit në të rriturit e moshuar lidh konsumin e kafesë me shëndetin kognitiv. Më konkretisht, në një kampion prej 676 personash, konsumuesit e rregullt të kafesë treguan më pak dëmtime njohëse sesa ata që nuk pinin.
- Megjithatë, nuk duhen konsumuar më shumë se 600 mg pije me kafeinë në ditë, ndërkohë që Instituti Amerikan i Shëndetit e karakterizon si “të tepruar” konsumimin e kafesë që kalon 10 filxhanë (afërsisht 240 ml) në baza ditore. Epidemiologu i Harvardit, Rob van Dam thotë se studimet e tij nuk tregojnë një rrezik të shtuar të vdekjes nga ndonjë shkak për njerëzit që pinë deri në 6 filxhanë kafe në ditë.
Në të njëjtën kohë, ata që pinin 3 filxhanë në ditë treguan funksionin më të mirë njohës nga të gjithë. Një studim i Harvardit i një kampioni sasior shumë më të madh (208,501 pjesëmarrës, burra dhe gra) përforcon pretendimin e mësipërm.
Hulumtimi specifik kishte të bënte me jetëgjatësinë dhe shanset për vdekje në 20 vitet e ardhshme.
Sipas gjetjeve të shkencëtarëve, ata që pinë kafe kanë më pak shanse për vdekje sesa ata që nuk kanë pirë, ndërsa sasia ideale është nga 3 deri në 5 filxhanë në ditë.