Ja sa do te jene çmimet e biletave per takimin Partizani-Astana

Partizani do të presë të enjten Astanën në ndeshjen e kthimit të vlefshme për fazën play-off në Ligën e Konferencës. Të kuqtë do të kërkojnë fitoren në “Elbasan Arena”, si dhe kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.

Përmes një postimi në profilin zyrtar, “demat” kanë bërë të ditur çmimet e biletave për duelin.

| –

NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI  FC ASTANA

E ENJTE 31 GUSHT ⏰ORA 20:00

“ELBASAN ARENA”

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 2 000 Lek

Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lek

Biletat në Tribunat: D, E dhe F do të kushtojnë 300 Lek

Biletat në Tribunat: C dhe G do të kushtojnë 200 Lek

 Biletat mund ti siguroni nga sot online ➡https://al.ebileta.al/…/buyseats/scegliSettorePub.do…

Nga dita e hënë ora 10:00 deri në orën 20:00 biletat i gjeni pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Të enjten (ditën e ndeshjes) biletat mund ti siguroni edhe në sportelin pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.

Author: jehona