Suedia dhe Finlanda mbështeten në lëvizjet e tyre drejt anëtarësimit në NATO nga pothuajse të gjithë anëtarët e NATO-s, veç Turqisë e cila ka shprehur rezerva.
Ankaraja akuzon të dy vendet se i kanë dhënë mbështetje Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një luftë të armatosur kundër qeverisë turke për dekada.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se Suedia dhe Finlanda duhet të ndalojnë mbështetjen e terroristëve në vendet e tyre, të ofrojnë garanci të qarta sigurie dhe të heqin ndalesat e eksporteve ndaj Turqisë.
Ai shtoi se Turqia nuk po kërcënonte askënd.
Ndërsa sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken, zyrtarë të NATO-s dhe politikanë suedezë dhe finlandezë thonë të gjithë se janë të bindur se çdo shqetësim mund të adresohet./Opinion.al