Është një ves ose zakon i pwrditshem të lini karikuesin e telefonit celular në prizë, me ose pa telefonin të lidhur për rimbushje. Një gjest që ndonjëherë bëhet pa menduar për pasojat, si dhe për rrezikun që mund të krijohej.
Sa shpesh duhet të karikoni celularin tuaj?
Ne duam të arrijmë rimbushjen deri në 100%, edhe nëse ekspertët theksojnë se do të ishte e saktë të mos rikarikohej nën 20% dhe të mos arrinim më shumë se 80%. Një modalitet që ruan jetën e telefonit inteligjent dhe gjithashtu të karikuesit.
- Përveç këtij aspekti, celulari pasi të jetë i karikuar nuk duhet të lihet në prizë sepse rreziqet janë të shumta. Duke pasur parasysh se në ditët e sotme nuk mund të bëjmë më pa këtë mjet, bëhet thelbësore të mësojmë të gjitha bazat për sjelljen e duhur dhe sigurinë maksimale.
Le të marrim një karikues celulari dhe ta lëmë të karikohet me telefonin tuaj. Pasi të ketë përfunduar karikimi, gjesti i duhur do të ishte të hiqni telefonin inteligjent dhe të hiqni karikuesin nga priza.Në shumicën e rasteve, njerëzit priren të nxjerrin celularin e tyre dhe ta lënë karikuesin të kyçur në prizë dhe gati për përdorimin e radhës. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar dhe ekspertët shpjegojnë pse:
- Shkakton një zjarr të mundshëm. Nëse një karikues është i dëmtuar ose i cilësisë shumë të ulët, mund të rezultojë një qark i shkurtër dhe zjarri. Nëse komponentët e brendshëm janë të dëmtuar – dhe jo të dukshëm – rreziku është shumë i lartë.Për më tepër, transformatori mund të shkaktojë zjarr për shkak të mbinxehjes së shkaktuar dhe lëshuar nëse është në kontakt me prizën. Situata bëhet edhe më e rëndë nëse objekte të ndezshme janë afër.
- Karikuesi i futur në prizë është një humbje energjie pasi është vazhdimisht në boshe. Ndikimi në mjedis është shkatërrues dhe konsumi i energjisë është aq i lartë sa ka një ndikim negativ në energjinë elektrike.
Një pajisje elektronike që lidhet vazhdimisht me rrymën do të dëmtohet para kohe.
Për të ruajtur këtë pajisje elektronike është mirë që ajo të rikarikohet kur bateria është nën 20% dhete karikohet jo më shumë se 80%.
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Rubin Kristo