Po flasim për uthull dhe lekurat e portokallit. Në një kavanoz hedhim lëvozhgat e portokalleve në copa dhe me pas uthull në të deri sa të sigurohemi që lëvozhgat të jenë plotësisht të mbuluara me lëng.
Lëreni të pushojë për rreth 15 ditë, me pas e filtroni dhe derdhni lëngun në një shishe spraj dhe përdorni atë në sipërfaqe me papastërti të forta. Do të shohim që, falë veprimit të uthullës dhe vetive të portokallit, shumë nga këto sipërfaqe, përfshirë çelikun, do të jenë plotësisht të pastra dhe një erë shumë aromatike do të lëshohet në ajër.
- Kjo metodë mund të përdoret jo vetëm me portokallet, por me të gjitha llojet e tjera të agrumeve, pasi ato kanë karakteristika të ngjashme dhe për këtë arsye rekomandohen edhe limonët ose mandarinat.
Natyrisht, kjo varet nga shija jonë, por tani e tutje, duke qenë se stina na lejon, kur hamë një portokall, mund të zgjedhim të eksperimentojmë me këtë zgjidhje, e cila me siguri do të na befasojë.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të kemi një “detergjent natyral” që përfiton sipërfaqet tona, por do të kemi kursyer edhe disa para në portofolin tonë duke shmangur blerjen e produkteve komerciale për pastrimin e shtëpisë.
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Rubin Kristo