Për cilin gatim është më i përshtatshëm i pari dhe për cilin i dyti?
Le t’i njohim ato në detaje.
- Në furrën statike do të kemi një gatim njësoj si në furrat e lashta, nxehtësia përhapet nga pika të veçanta (të quajtura rezistenca), dhe ngadalë piqen fillimisht pjesët e jashtme dhe më pas gradualisht pjesët e brendshme.
- Furra me ventilim e shpërndan nxehtësinë e prodhuar nga rezistencat në mënyrë të barabartë falë një ventilatori.
- Në furrën statike mund të gatuajmë vetëm një tave në të njëjtën kohë sepse nxehtësia nuk shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme në çdo cep të furrës
- Tek procesi me ventilim mund të gatuajmë edhe më shumë gjëra së bashku duke përdorur të gjitha raftet.
Çfarë të gatuaj në furrën statike dhe në furrën me ventilator
- Gatimi i furrës statike është më i ngadalshëm, më pak uniform dhe në një farë mënyre edhe më pak “agresiv” dhe për këtë arsye rekomandohet për pjekjete ushqimeve që përmbajnë maja dhe që kërkojnë një gatim më “delikat” si pica, focaccia, bukë, ëmbëlsira. dhe pandispanja.
- Gatimi në furrë me ventilim është më i shpejtë i shkëlqyer për lazanja, mish dhe peshk në letër, por edhe të pjekura, makarona të pjekura. biskota dhe tarta.
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Rubin Kristo